Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka marr pjesë dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili që disa ditë ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Greqi.
Në momentin e hyrjes së Kurtit në sallën e Kuvendit, është dëgjuar zëri i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi duke i thënë “Tek je rrezit mirë”.
“Tek je rrezit mirë, bravo”, dëgjohet të ketë thënë Gashi nga ulësja e Kuvendit.
Ndryshe, kryeministri Kurti kishte udhëtuar për në Greqi që nga data 5 korrik me ftesë të organizatorëve të dy konferencave, atë të “The Economist” dhe “Simpoziumit Symi”.
Ai është kritikuar nga partitë opozitare për qëndrimin e tij në Greqi, pasi sipas tyre kreu i ekzekutivit duhet të përballet me problemet e qytetarëve në Kosovë. /Telegrafi/