Site icon Telegrafi

Këto janë qendrat e votimit në katër komunat veriore

Në katër komunat në veri të Kosovës, sot ka nisur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve.

Në këto komuna do të hapen gjithsejtë 19 qendra të votimit prej të cilave 13 do të jenë alternative apo të ashtuquajtura “kontejnerë”.

Në Mitrovicë të veriut qendrat e votimit do të jenë në: Suhodoll, Lagjja e Boshnjakëve, Kodra e Minatorëve, përballë tre rrokaqiejve dhe afër stacionit të autobusëve.

Në Leposaviq qendrat e votimit janë vendosur në hyrje të qytetit, Koshtovë, Jashanicë, Jarinje e Poshtme dhe Bistricë.

Lexo po ashtu Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri – hapen qendrat e votimit

Qendrat e votimit në Zubin Potok janë vendosur ë Jasenovik, Bërnjak, Çabër dhe Veli Breg.

Kurse në komunën e Zveçanit qendrat e votimit janë në: Zveçan-afër bazenit, Zhazhë, Lipë, Bajskë dhe Sërboc.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version