Një person është arrestuar pasi kishte qëlluar me pushkë ajrore dy viktimat, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00 në rrugën “Mustafë Kelmendi”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore, ndërsa dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka qëlluar me pushkë ajrore dy viktimat meshkuj kosovarë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/