Bella Gantt nga Pensilvania e Shteteve të Bashkuara ia del të qëllojë gjithnjë në shenjë derisa mbanë harkun dhe gjuan shigjetën me këmbë.
Kur për shumë njerëz është e vështirë të qëllohet në pozicionin e duhur, nëntëvjeçarja qëndron me kokë poshtë dhe mbahet në duar, teksa trupi saj është komplet i lakuar, transmeton Telegrafi.
Gjimnastja e përkushtuar që e quan vetën ‘shigjetarja me këmbë’, ka publikuar disa video ku e tregon aftësinë e saj në zotërimin e harkut.
Në videon e postuar më poshtë, shihet rasti kur Gantt ka si cak disa balona, njërin prej të cilëve nuk ia dal ta pëlcasë.
Pos gjuajtjes me hark, ajo është e njohur edhe për vallëzim dhe ushtrime tjera gjimnastikore që kërkojnë shumë elasticitet. /Telegrafi/