Në Nju Jork kanë ndodhur disa të shtëna me armë, ku dy policë janë qëlluar.
Sulmuesi fillimisht kishte shtënë në drejtim të një furgoni patrullues duke plagosur një polic dhe më pas ka qëlluar mbi stacionin e policisë, transmeton Telegrafi.
FOOTAGE: Allegedly the shooting of the NYPD Lieutenant this morning inside the 41 Precinct in the Bronx pic.twitter.com/cmO6Bs51Zy
— NYScanner (@nyscanner) February 9, 2020
Sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, ku policët po qëndronin të ulur në furgon dhe kishin ndezur dritën sinjalizuese (rotacion).
Megjithatë, pas konfrontimit policia ka arritur të arrestoj sulmuesin, kurse besohet se sulmet janë të lidhura më njëra-tjetrën. /Telegrafi/