Telegrafi

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të disa automjeteve në Kamëz, vihet në pranga 39-vjeçari

Policia ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit F. M., 39 vjeç, pasi ai u raportuar se mbrëmjen e djeshme qëlloi me armë zjarri në drejtim të disa automjeteve të parkuara në Kamëz. 

Si rezultat i një operacioni të policisë për identifikimin dhe kapjen e autorit, u bllokua automjeti me të cilin qarkullonte 39-vjeçari dhe gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Në kuadër të operacionit “Blue Smart”, shërbimet e Policisë i kanë kryer edhe testin e alkoolit, drejtuesit të automjetit dhe rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, në masën 0.564 ml/g”, ka njoftuar policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/