Telegrafi

Qëllimi i McGregor ishte konfrontimi me Khabib Nurmagomedov

(Foto: Getty Images)

Conor McGregor është bërë kryetemë e mediave pasi sulmoi një autobus të UFC-së, në të cilin ishin të pranishëm disa aplikues të arteve të përziera marciale.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar xhirime të shumta, në të cilat shfaqet irlandezi i famshëm duke hedhur gjësende në drejtim të autobusit në Barclays Center në Brooklyn të New Yorkut.

Nga sulmi i i 29-vjeçarit janë lënduar dy pasagjerë në autobus, ndërsa UFC i ka anuluar tri meçe që duhej të zhvilloheshin të shtunën.

Vet Conor i është dorëzuar policisë së Nee Yorkut, pasi autoritetet kishin kërkuar ta merrnin në pyetje.

Sipas The Indipendent, qëllim i McGregor ishte konfrontimi me Khabib Nurmagomedov, i cili ditë më parë ishte përfshirë në një zënkë me mikun e irlandezit, Artem Lobov.

‘The Notorious’ është ylli më i madh i UFC-së dhe i pari në histori që i ka mbajtur dy tituj, mirëpo për shkak të mospërfshirjes në meçe që nga nëntori i vitit 2016, atij iu mor titulli i peshave të lehta nga Dana White, të cilin asnjëherë nuk e ka mbrojtur.

McGregor është po ashtu më i popullarizuar nga MMA, edhe te tifozët që i pëlqejnë sportet tjera luftarake. Në vitin e kaluar, ai zhvilloi duelin e boksit ndaj kampionit të pamposhtur, Floyd Mayweather, i cili i solli përfitime të mëdha, përkundër se e humbi duelin. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)