Telegrafi

Që nga fillimi i vitit nuk foli për media – Nadal rikthehet me deklaratë bombë

Hera e fundit që Rafael Nadal doli para mediave ishte më 18 janar, pak minuta pasi humbi në raundin e dytë të Australian Open nga amerikani Mackenzie McDonald.

Një ditë më vonë ai konfirmoi një lëndim të shkallës së dytë në psoas iliacus (përkulësi i ijeve) të këmbës së tij të majtë.

Raporti mjekësor bëri të ditur se ai do të ishte jashtë fushës për gjashtë deri në tetë javë. Lëndimi tani është i pacaktuar.

Lexo po ashtu Nadal u eliminua në raundin e dytë të Australian Open pas një lëndimi

“Unë nuk do të mund të jem në Roland Garros pas shumë vitesh. Është një vendim që trupi im ka marrë për mua”, deklaroi Nadal, duke njoftuar se ditët e tij të pensionimit po afrohen.

“Më duhet të ndaloj karrierën time sportive dhe të rigjeneroj trupin tim”.

“Ideja ime është të tërhiqem vitin e ardhshëm dhe të luaj dhe të shijoj turnetë më të rëndësishëm të karrierës sime. Mund të jetë një synim për të arritur në finalet e Davis Cup në fund të vitit”.

“Unë nuk do të caktoj një datë kthimi. Do të kthehem kur të ndihem gati për të filluar përsëri”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/