Site icon Telegrafi

Që nga debutimi i Icardit me Interin, vetëm Higuain ka shënuar më shumë gola

Qëkur debutoi me Interin me 25 gusht 2013, Mauro Icardi është një nga sulmuesit më të mirë në Serie A, por jo vetëm.

Golin e parë e shënoi në Derbin e Italisë, më saktë në barazim 1-1 ndaj Juventusit më 14 shtator.

Por, që kur erdhi debutimi i argjentinasit me klubin zikaltër, vetëm një lojtar ka shënuar më shumë se ai në Serie A.

Icardi ishte thjesht i pandalshëm këtë sezon, 29 gola sezonal (Foto: Getty Images)

Ai është Gonzalo Higuain që ka shënuar 111 gola në 117 paraqitje, ndërsa Icardi 100 gola në 159 ndeshje.

Në vendin e tretë është Ciro Immobile i Lazios me 79 gola në 116 ndeshje.

Lexo po ashtu Zanetti: Icardi është i lumtur dhe ka dëshirë të vazhdojë te Interi

Pastaj vjen Dries Mertens me 68 gola në 170 paraqitje, kurse top pesëshja mbyllet me Paulo Dybalan me 65 gola në 123 ndeshje.

Icardi është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë afat kalimtar, por me shumë mundësi ai do vazhdojë të jetë pjesë e Interit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=s4m2-2_tfho

Exit mobile version