Një qark në rajonin Belgorod të Rusisë është “nën sulm” nga forcat ukrainase, ka pohuar një zyrtar.
Vyacheslav Gladkov, guvernatori rajonal, tha se qyteti i Shebekinos në rrethin Shebekinsky, është granatuar nga ushtria ukrainase, duke dëmtuar tre ndërtesa banimi.
Fshati Novaya Tavolzhanka gjithashtu u sulmua, pretendoi Gladkov, shkruan skynews.
Deri më tani, nuk raportohet për viktima.
Ndryshe, javën e kaluar, guvernatori tha se një burrë ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur nga bombardimet ukrainase në Shebekino.
Belgorodi ka qenë shënjestër e granatimeve të shpeshta dhe sulmeve me dronë nga Ukraina gjatë rrjedhës së luftës. /Telegrafi/