Site icon Telegrafi

“Qaj shumë”, beteja e përditshme e Bebe Rexhës me ankthin

onstage during the 2018 Billboard Music Awards at MGM Grand Garden Arena on May 20, 2018 in Las Vegas, Nevada.

Bebe Rexha është këngëtare dhe kompozitore e suksesshme, por lufton me ankthi për sa kohë mund të kujtohet.

Bukuroshja 28-vjeçare ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Teen Vogue” duke zbuluar se shqetësimit e kanë dëmtuar atë që kur ishte fëmijë dhe është diçka që ende lufton me të përditshmen.

“Unë qaj shumë. Është e vështirë. Unë e kam terapistin tim dhe kam njerëz me të cilët flas. Është një betejë e përditshme, ndihem keq”, shpjegoi ajo.

Bebe Rexha (Getty Images)

Përveç terapisë, Bebe përpiqet të qëndrojë e zënë dhe ia kufizuar vetes të lexojë komentet në rrjetet sociale pasi që nuk po mund t’i përballon.

“Kur shkova në vitin e parë të kolegjit, kisha jetë intensive. Unë nuk e dija se si ta trajtoja atë dhe të jem rreth njerëzve. Unë kam qenë shumë e shqetësuar gjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Lexo po ashtu Bebe Rexha flet me krenari për vendin e saj: Ka diçka në ujin e shqiptarëve

Beteja e Bebës filloi kur ishte fëmijë, shumë kohë para se të dinte të fliste dhe ta kuptonte se çfarë po ndodh.

“Isha e shqetësuar kur isha e vajzë e vogël, thjesht nuk e dija se çfarë ishte”, shpjegoi ajo. “Më në fund, kur e kuptova, thash “Oh, më në fund e kuptova, kam ankth”, tha ajo.

Këngëtarja shqiptare së fundi ka sjell një bashkëpunim me Rita Orën, Charli XCX dhe Cardi B rreth këngës “Girls”.

Ajo ka shkruar disa këngë për artistë të tjerë – duke përfshirë ‘Like a Champion’ për Selena Gomezin dhe Eminemit dhe Rihannës, ‘The Monster’. /Telegrafi/

Exit mobile version