Site icon Telegrafi

PZAP hedh poshtë kërkesën e VV-së për numërimin e 392 fletëvotimeve (Dokument)

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 392 pakove dhe fletëvotime, duke e konsideruar si të palejueshme.

Lëvizja Vetëvendosja kishte kërkuar nga PZAP që ta urdhërojë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392 pakove dhe fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës.

Votat kishin ardhur pesë ditë pas publikimit të rezultateve përfundimtare, ndërsa, PZAP thotë se nuk kishte asnjë ankesë për këto vota, raporton KP.

Lexo po ashtu Përfundon rinumërimi i vendvotimeve, nuk dihet kur certifikohen rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1, 407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, thanë zyrtarë të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.

Lexo po ashtu Limaj: Zyrtarisht jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës

Këto vendvotime u dërguan në rinumërim pas një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas ankesave të partive politike për rezultatin përfundimtar të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, pas përfundimit të rinumërimit tha se brenda 24 orësh mund të parashtrohen ankesa nga subjektet politike në administrim të numërimit që është zhvilluar në QNR.

Ndryshe, edhe pse KQZ nuk ka shpallur rezultatet pas rinumërimit të 1, 407 vendvotimeve, nga koalicioni  NISMA-AKR-PD, kanë thënë se tashmë kanë kaluar pragun zgjehor dhe janë pjesë e Kuvendit. /Telegrafi/

Më poshtë po ua sjellim vendimin e plotë të PZAP-it:

Exit mobile version