Site icon Telegrafi

I pyetur nëse do të shkonte te Real Madridi ose Barcelona – Arteta flet hapur për të ardhmen e tij

Mikel Arteta ka emëruar Spanjën si destinacionin e tij të ardhshëm të mundshëm pas qëndrimit të tij në Arsenal.

Trajneri i Topçinjve deklaroi se ai nuk po mendon shumë për të ardhmen tani dhe është plotësisht i fokusuar në klubin e Londrës Veriore.

Arteta thuhet se ka zgjuar interesim te Barcelona, ​​me raportimet e fundit që e lidhin atë me Blaugranët, të cilët tashmë kanë filluar të planifikojnë për jetën pas Xavit.

Lexo po ashtu Si do të rreshtohej Arsenali në sezonin e ri nëse realizon transferimet mbi 200 milionë euro

Duke folur për FIFA-n, trajneri pranoi se do të dëshironte të kthehej në Spanjë kur pyetej nëse do të drejtonte Barcelonën ose Real Madridin në të ardhmen.

“Spanja është vendi im. Unë kam qenë larg për shumë vite dhe në një moment mund të jetë një opsion për t’u rikthyer në ligë dhe për të pasur përvoja të tjera. Por, jo tani”, ka deklaruar ai.

Për zëvendësimin e Xavit në Barcelonë, ai shtoi: “Unë e kam njohur atë (Xavin) që kur kemi luajtur së bashku te Barça. Vetëm njohja e karakterit të tij dhe ajo që ndjen për lojën e bëri të qartë se Barça kishte nevojë për një figurë si ai”. /Telegrafi/

Exit mobile version