Site icon Telegrafi

Pyetet se si agjëron dhe ka tatuazhe e këndon në klub, Fifi i përgjigjet ndjekësit: Secili ka të drejtën e vet për mënyrën se si e sheh jetën

Fifi (Foto: Instagram)

Artistja shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, gjatë kësaj kohe ka qenë më aktive në rrjete sociale.

Këngëtarja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, u ka dhënë mundësi sërish fansave të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale.

Një ndër pyetjet e ndjekësve ishte ‘se si e kupton fenë, agjëron, ka tatuazh si dhe bën muzikë në klub”.

Fifi (Foto: Instagram)

“Se kuptoj mënyrën si e kupton fenë edhe agjëron, edhe tatuazh e muzikë në klub?”, ka qenë pyetja.

“Secili njeri ka të drejtën e vet për mënyrën se si e sheh jetën”, theksoi 26 vjeçarja.

Lexo po ashtu DJ Gimi-O, Bardhi dhe Fifi publikojnë këngën e re "Du & Ich"

Fifi ndërkohë është duke shijuar suksesin e projektit të ri “Du&Ich”, të cilin e solli ditë më parë në bashkëpunim me Bardhyl Idrizin dhe DJ Gimi-O.

Kënga e këtyre artistëve për pak ditë ka grumbulluar afro dy milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version