Telegrafi

Pyetet për gënjeshtrën më të madhe që mendon se ia ka bërë babai, Bleona: Nuk besoj që ai s’ka pasur dashnore (Video)

Këngëtarja Bleona Qereti ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ajo ka rrëfyer për më të rejat në karrierën e saj, ndërsa është ngacmuar vazhdimisht me pyetje nga moderatori, Ermal Mamaqi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në pyetjen se cila mendon se është gënjeshtra më e madhe që babai i saj i ka bërë ndonjëherë, Bleona befasoi duke thënë se nuk beson që babai i saj nuk ka pasur kurrë të dashur.

Bleona Qereti shkëlqeu mbrëmë në “Xing me Ermalin”

“Unë kam idenë që gënjeshtra më e madhe që më ka thënë mua Nazmiu është që nuk ka pasur asnjëherë dashnore. S’e besoj dot.

Ai ka qenë nënkryetar dege për 30 vjet, ka qenë në post të rëndësishëm, është burrë i bukur edhe sot që është 70 vjeç.

Lexo po ashtu Bleona: "Ti nuk din as me ma lyp" ishte dedikim për një mashkull me pushtet në Shqipëri (Foto/Video)

Unë mamin e kam shumë të bukur, por kur thotë ai që s’ka pasur asnjëherë dashnore dhe që një ka dashur e një ka marrë, unë s’e besoj dot”, ka thënë Bleona.

Ndërkohë, më pas ka ardhur edhe përgjigja e babait të saj, Nazmiut, i cili tregoi se nuk e ka gënjyer asnjëherë të bijën. /Telegrafi/