Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar të shtunën një ligj të ri, me të cilin ua falë borxhet rekrutëve të rinj që pajtohen të nisen në luftë në Ukrainë, ka njoftuar qeveria ruse.
Ligji i ri lejon ata që lajmërohen për një kontratë njëvjeçare për të marrë pjesë në luftë – do t’ju shlyhen borxhet në vlerë prej 10 milionë rubla apo 95 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.
Ky ligji kontrovers është aprovuar në parlament në fillim të këtij muaji, dhe do të aplikohet tek rekrutët potencialisht të rinj që kanë borxhe të pashlyera para 1 dhjetorit.
E ata që tashmë janë pajtuar të nisen në luftë, nuk do të kenë të drejtë të gëzojnë këto masa të reja që synojnë të joshin rekrutët e rinj – një shenjë tjetër se Vladimir Putinit po i mungojnë ushtarë në vijën e frontit.
Madje Rusia nga fillimi i luftës ka probleme me grumbullimin e ushtarëve që nga fillimi i luftës në Ukrainë – e me masa të ngjashme ka tentuar të josh shumë të rinj.
Në tetor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se mbi 600 mijë ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022.
Rutte theksoi se humbjet ruse në fushëbetejë kanë çuar Putinin në ndërmarrjen e këtyre veprimeve. Ai këto komente i bëri pas konfirmimit se Koreja e Veriut ka dërguar trupat në Rusi, që do t’ju bashkohen në luftimet e ashpra në Ukrainë. /Telegrafi/