Site icon Telegrafi

Putinit iu kërkua zhvillimi i “negociatave serioze” me Zelenskyn

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë i kanë kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin që të zhvillojë “negociata të drejtpërdrejta (dhe) serioze” me presidentin e Ukrainës, tha zyra e kancelarit gjerman.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz folën me Putinin me telfon për 80 minuta.

Udhëheqësit perëndimorë “këmbëngulën për një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse”, tha zyra e kancelarit.

Presidenti rus tha se Moska ishte e hapur për rifillimin e dialogut me Kievin, sipas Kremlinit.

Nuk përmendi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Putinit dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas tha më herët se nuk ishte “i etur” për bisedime, por shtoi se ato ka gjasa të jenë të nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit.

Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbajtur raunde të shumta bisedimesh nga distanca dhe ballë për ballë që nga pushtimi më 24 shkurt, por përpjekjet kanë ngecur vonë. /Telegrafi/

Exit mobile version