Site icon Telegrafi

Putini u ftua ta vizitojë Kinën në muajin tetor

Vladimir Putin është ftuar të vizitojë Kinën, ka thënë një këshilltar i Kremlinit për politikën e jashtme.

Presidenti rus synon të shkojë në muajin tetor, deklaroi Yury Ushakov, raporton skynews.

Lajmi vjen pasi ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi njoftoi se vendi është i gatshëm të punojë me Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Afrikën e Jugut rreth “një bashkëpunimi për adresimin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare”.

Lideri rus do të presë disa liderë afrikanë në Shën Petersberg më 28 korrik, shtoi Ushakov.

Ky i fundit pohoi se 17 krerë shtetesh afrikane do të flasin në samitin Rusi-Afrikë, i cili zhvillohet këtë të enjte dhe të premte.

Ndërkohë, lideri rus nuk do ta vizitojë shtetin e Afrikës së Jugut nga frika se mund të arrestohet pasi është i kërkuar nga Gjykata Penale e Drejtësisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version