Telegrafi

‘Putini po përdor sozi, po mashtron njerëzit e tij’ – pas fotografive, tani edhe një video është bërë virale në mediat sociale në Rusi

Një video po bëhet virale në mediat sociale ruse duke pretenduar se Vladimir Putin po mashtron njerëzit e tij duke përdorur sozi të shumta për udhëtime që ai nuk dëshiron të bëjë.

Aty përmendet edhe pretendimi se i vetmi udhëtim i presidentit të Kremlinit deri më tani në territorin e pushtuar rishtazi në Mariupol është kryer nga një sozi dhe pyet: ‘Kush po e sundon Rusinë?’.

Është e paqartë se kush e ka bërë videon, por duket se synon të arrijë rusët që mbështeten në mediat shtetërore besnike për lajmet e tyre, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.

Pamjet shtrojnë pyetjen: ‘Kush e vizitoi Mariupolin?’.

Aty thuhet: “Specialistët kohë më parë vunë re se dallimet mes tij dhe të trupit të presidentit rus. Një shenj vesh të Putinit ndryshon vazhdimisht. Ashtu si një nishan i vogël në fytyrën e tij.

Lexo po ashtu ‘Cili mendoni se është i vërteti?’: Dyshime nëse ishte Putini ai që vizitoi Mariupolin në Ukrainë

“Njëri nga Putinët ka rrudha të drejta në fytyrë, tjetri ka [rrudha] të vogla dhe të ndërprera”.

“Kjo është e pamundur edhe nëse ai do të kishte përdorur botoks”.

Ato vijnë pasi zyrtari i Kievit, Anton Gerashchenko postoi tre imazhe të mjekrës së Putinit dhe vuri në dyshim nëse ato i përkisnin të njëjtit njeri. /Telegrafi/