Site icon Telegrafi

Putini ‘përpëlitej’ në ulësen e tij ndërsa Lukashenko i Bjellorusisë i jep leksione se çfarë duhet të bëjë me burrat që ‘ikin’ nga mobilizimi në Rusi

Ky është momenti kur Vladimir Putin “përpëlitej” në ulësen e tij ndërsa u detyrua të duronte një leksion të çuditshëm mbi njerëzit që ikin nga sundimi i tij nga autokrati tjetër Alexander Lukashenko.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti i Bjellorusisë – i cili kishte nevojë për ndihmën e Putinit për të shtypur një lëvizje demokratike pro-perëndimore në vendin e tij në vitin 2020 – e siguroi udhëheqësin e Kremlinit se do ta fitonte luftën e tij në Ukrainë, pavarësisht nga trazirat në rritje për vendimin e tij për të mobilizuar 300,000 trupa të reja.

Por shefi i Kremlinit nuk dukej në disponim, gjatë takimit në Soçi, ndërsa rusët vazhdojnë të protestojnë ndaj urdhrit të tij të mobilizimit ose të ikin jashtë vendit për të shmangur luftën.

“Kursi ynë është i drejtë, kauza jonë është e drejtë”, i tha Lukashenko, Putinit, duke sjellë një buzëqeshje të rrallë në buzët e luftënxënësit rus.

“Ne do te fitojmë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne si sllavë nuk do ta toleronim poshtërimin”, i tha Lukashenko.

Megjithatë, fjalimi bombastik i liderëve bjellorusë nuk përputhet me situatën në terren.

Thirrja për mobilizim ka rezultuar jashtëzakonisht jopopullore, me qindra mijëra burra rusë që kanë ikur tashmë nga vendi për të shmangur thirrjen.

Megjithatë, Lukashenko vazhdoi të monologonte në Soçi, duke hedhur pyetje retorike ndërsa Putini ulej i heshtur, duke u përpëlitur në siklet pranë tij.

“Le të themi se 30,000 ose 50,000 [njerëz] ikin. Nëse do të qëndronin, a do të ishin njerëzit tanë?”, tha presidenti bjellorus.

“Lërini të ikin. Nuk e di se çfarë mendoni për këtë, por nuk u shqetësova shumë në vitin 2020 kur njerëzit u larguan [nga Bjellorusia pas protestave për manipulimin e votave të tij]”.

“Ata [më vonë] kërkuan që t’i lejojmë të kthehen. Kështu që edhe këta do të kthehen”.

“Por duhet një vendim: çfarë të bëjmë me ta? Le të kthehen apo të qëndrojnë atje?”.

Ndërsa Lukashenko dhe Putin po bisedonin në Soçi dje, një rekrutë i ri qëlloi një oficer ushtarak rus nga një distancë e afërt në një zyrë regjistrimi në një sulm jashtëzakonisht të guximshëm që pasqyronte rezistencën ndaj përpjekjeve të mobilizimit. /Telegrafi/

Exit mobile version