Site icon Telegrafi

Putini nuk do të ndalet në Ukrainë, thotë Biden

Duke folur së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron pas bisedimeve në Paris, presidenti i SHBA-së, Joe Biden premtoi të shtunën mbështetjen e Uashingtonit për Kievin në betejën e tij kundër pushtimit rus, duke paralajmëruar se Vladimir Putin “nuk do të ndalet” në Ukrainë.

“Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”, tha Biden, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“E gjithë Evropa do të kërcënohet, ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, u tha Biden gazetarëve gjatë vizitës së tij shtetërore në Francë.

“Shtetet e Bashkuara po qëndrojnë të forta me Ukrainën. Ne nuk do të largohemi, e them përsëri”, shtoi ai.

Ndërsa Macron i tha Bidenit para gazetarëve: “Unë ju falënderoj zoti President, që jeni presidenti i fuqisë numër një në botë, por që e bëni këtë me besnikërinë e një partneri që i pëlqen dhe respekton evropianët”.

Të dy Biden dhe Macron të premten u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris, duke u zotuar për mbështetje për kauzën ukrainase.

Franca dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të dyfishojnë përpjekjet e tyre të përbashkëta për të shmangur rritjen e mëtejshme të tensioneve në Lindjen e Mesme, veçanërisht për të ulur tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, u tha Macron gazetarëve.

Macron tha se Parisi dhe Uashingtoni kishin parë përshkallëzim nga Irani në rajon dhe se të dy vendet ishin të vendosura për të ushtruar presionin e nevojshëm për të ndaluar këtë prirje. /Telegrafi/

Exit mobile version