Site icon Telegrafi

“Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”, paralajmëron presidenti i Lituanisë

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, paralajmëroi të hënën kryediplomatin e Uashingtonit, Antony Blinken se dështimi për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë do të çonte në një konflikt global.

Duke iu drejtuar sekretarit amerikan të shtetit ndërsa ai filloi një turne në shtetet baltike, Nauseda tha se udhëheqësi rus Vladimir Putin “nuk do të ndalet në Ukrainë” dhe se bota kishte një detyrim për të ndihmuar ukrainasit “me të gjitha mjetet në dispozicion”.

“Dua të them me të vërtetë të gjitha mjetet nëse duam të shmangim Luftën e Tretë Botërore. Zgjedhja është në duart tona”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zelensky paralajmëron Rusinë se nuk do të ketë falje - përkundrazi, do të ketë "një ditë gjykimi"

Anëtari i NATO-s, Lituania ka dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë dhe ka mirëpritur një numër të vogël refugjatësh ukrainas që nga fillimi i agresionit të Rusisë më 24 shkurt.

Blinken kishte në plan të vizitonte Letoninë dhe Estoninë fqinje të hënën dhe të martën.

Diplomati i lartë amerikan i tha më herët stafit të ambasadës amerikane në Vilnius se agresioni rus i Ukrainës sfidoi parimet bazë të krijuara për të ruajtur paqen midis kombeve. /Telegrafi/

Exit mobile version