Drejtori i agjencisë amerikane të Inteligjencës – CIA, William Burns, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është nervoz, pasi ka planifikuar të marr kryeqytetin ukrainas – Kievin brenda dy ditëve
Duke folur në një takim në Kongresin amerikan, Burns paralajmëroi ligjvënësit amerikanë, transmeton Telegrafi.
“Mendoj që Putin tani është nervoz dhe i frustruar. Sigurisht se do të dyfishojë forcën dhe të tentojë të thyej ushtrinë ukrainase – duke mos pasur parasysh fare civilët”, tha Burns
Ai theksoi se së bashku me analistët e CIA-s, nuk e shohin sesi Putin do t’ia arrijë qëllimin e marrjes së Kievit dhe ndërrimin e qeverisë në krye me presidentin Volodymyr Zelensky – për ta zëvendësuar me një marionetë ruse.
“Nuk e shoh ndonjë mundësi sesi do t’ia arrijë qëllimit, dhe ku e çon kjo. Besoj se javëve të ardhshme do të dyfishoj rolin dhe të investojë në ushtri – duke mos pasur fare vëmendjen e viktimave civile”, shtoi kreu i CIA-s.
Madje ai është shprehur i bindur se ukrainasit do të vazhdojnë me efikasitet dhe vendosmëri, t’i kundërvihen ushtrisë ruse. /Telegrafi/