Policia ruse arrestoi të shtunën një grup prej rreth 20 gazetarësh, duke përfshirë një reporter të AFP-së, që mbulonin një protestë në qendër të Moskës nga gratë e burrave të mobilizuar për të luftuar në Ukrainë.
Një gazetar pohoi se reporterët rusë dhe të huaj po transportoheshin me një furgon në një stacion policie, raporton themoscowtimes.
Grupi – të gjithë reporterë meshkuj – u ndalua teksa mbulonte dhe filmonte gratë duke ecur deri në Sheshin e Kuq të Moskës.
Tashmë janë publikuar pamjet që shfaqin policinë duke arrestuar gazetarët, të cilët i kanë dërguar në furgonat e policisë.
This is what a protest rally of relatives of those mobilized in Moscow is currently taking place.
Protesters have already begun to be detained. There are no provocateurs in "patriotic" T-shirts yet. pic.twitter.com/SXqizBO3nf
— NEXTA (@nexta_tv) February 3, 2024
Për disa javë, gratë e burrave të mobilizuar kanë organizuar protesta jashtë mureve të Kremlinit, duke kërkuar që burrat të kthehen në shtëpi.
Lëvizja është rritur nga zemërimi i të afërmve të rezervistëve të dërguar në Ukrainë sipas dekretit të mobilizimit të shtatorit të vitit 2022 të presidentit rus, Vladimir Putin.
Lëvizja – jashtëzakonisht e ndjeshme për autoritetet – deri më tani ka mbetur e pandëshkuar. Ajo është injoruar nga media shtetërore.
Tema është veçanërisht e pakëndshme për Kremlinin përpara zgjedhjeve presidenciale të muajit mars, ku Putin po kandidon për një mandat të pestë. /Telegrafi/