Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi, ka thënë presidenti Vladimir Putin.
Presidenti Putin tha se masa nuk do të shkelte marrëveshjet e mospërhapjes bërthamore dhe e krahasoi atë me SHBA-në që vendos armët e saj në Evropë, sipas mediave shtetërore ruse, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Regjimi bjellorus është një aleat i fortë i Kremlinit dhe mbështetës i pushtimit të Ukrainës.
Presidenti Putin i tha televizionit shtetëror rus të shtunën se lideri bjellorus Alexander Lukashenko kishte ngritur prej kohësh çështjen e vendosjes së armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.
“As këtu nuk ka asgjë të pazakontë”, tha ai. “Së pari, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ata kanë vendosur prej kohësh armët e tyre taktike bërthamore në territorin e vendeve të tyre aleate”. /Telegrafi/