Presidenti rus Vladimir Putin përmes një videolinku, ka ndjekur stërvitjet bërthamore të realizuara nga forcat e armatosura ruse.
Bëhet fjalë për stërvitjen e planifikuar prej kohësh nga Rusia, e paraprakisht kishte njoftuar Shtetet e Bashkuara për këtë stërvitje bërthamore, transmeton Telegrafi.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, sot ka deklaruar se Putin ka mbikëqyrur stërvitjet që i përshkroi si “stërvitje masive të një sulmi bërthamor, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve bërthamore të armikut”.
Kujtojmë që edhe Pentagoni ka konfirmuar se Moska e kishte njoftuar paraprakisht për stërvitjet bërthamore, që gjeneralët amerikanë i cilësojnë si rutinore që Rusia i zhvillon çdo vit.
E kjo stërvitje bërthamore nga ana e Kremlinit, po shihet si provokim dhe nxitje të eskalimit të luftës në Ukrainë, pasi javën e fundit vazhdimisht ka pretenduar se kinse Kievi po përgatitet të përdorë “bombën e pistë”.
Këto pretendime i kanë hedhur poshtë SHBA-të dhe të gjithë anëtarët e Aleancës Veri-Atlantike, që i cilësuan si pretendime të rrejshme të Moskës. /Telegrafi/
Putin is observing a Russian nuclear exercise.
They hold these every year, and Russia warned the US about them in advance. But the last time Russia held one was in February – just a few days before invading Ukraine. pic.twitter.com/Ki8hr86n3E
— max seddon (@maxseddon) October 26, 2022