Vladimir Putin ka një plan veprimi për t’iu përgjigjur inkursionit të Ukrainës në Rusi, ka thënë ambasadori i këtij vendi në SHBA.
“Unë ju them sinqerisht se presidenti ka marrë një vendim”, u citua të ketë thënë Anatoly Antonov nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
“Unë jam plotësisht i bindur se të gjithë do të ndëshkohen ashpër për atë që ka ndodhur në rajonin e Kurskut”.
Megjithatë, ambasadori rus nuk ka thënë detaje të mëtejshme mbi planet e Putinit.
Siç vë në pah Sky News, Kremlini mbajti një takim dje me zyrtarë të lartë, duke përfshirë Putinin dhe guvernatorët e rajoneve kufitare, me gjasë për të diskutuar sulmin e befasishëm të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë.
Luftimet përfaqësojnë inkursionin më të madh në Rusi nga një fuqi e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.
Antonov paralajmëroi gjithashtu në komentet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA se SHBA do të heqë të gjitha kufizimet në përdorimin e armëve të furnizuara në Ukrainë.
SHBA i ka ofruar Ukrainës me më shumë se 55 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga viti 2022, por nuk e ka lejuar Kievin të gjuajë ndonjë nga armët e tij në territorin rus, përveç nëse përdoret për operacione mbrojtëse ndërkufitare ose kundërzjarr. /Telegrafi/