Presidenti rus Vladimir Putin ka humbur një tjetër gjeneral lufte në fillim të kësaj jave.
Gjenerali Alexander Tatarenko, 63-vjeçar dyshohet se u vra nga një sulm i raketave në bazën ajrore Belbek në Krimenë e uzurpuar, transmeton Telegrafi.
Ai ishte komandant i kësaj baze në Krime e cila u përdor për dirigjimin e sulmeve drejt Ukrainës dhe për të konsoliduar kontrollin e Rusisë në gadishullin e Detit të Zi.
— Pluton (@Pluton45873221) February 2, 2024
Sulmi me raketa besohet se ka shkatërruar një radar rus dhe një objekt komunikimi, si dhe pajisje ushtarake në bazën pranë Sevastopolit.
Raportimet e pakonfirmuara thonë se ka pasur edhe disa ‘dëme kolaterale’ në aeroplanët luftarakë rusë.
Rusia ende nuk e ka bërë zyrtare vdekjen e Tatarenkos – por disa kanale ushtarake ruse në Telegram konfirmuan raportimet fillestare. /Telegrafi/