Site icon Telegrafi

“Putini është si një kafshë” – Zelensky vjen me një paralajmërim, nëse nuk vazhdon mbështetja për Ukrainën

Nëse Perëndimi e lë Ukrainën pa mbështetje dhe lejon Rusinë të fitojë, lufta do të përhapet në vendet e NATO-s dhe BE-së.

Kështu ka paralajmëruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë me The Economist më 1 janar, përcjell Telegrafi.

“Duke na dhënë para ose armë, ju po mbështesni veten tuaj”, tha Zelensky. “Ju po shpëtoni fëmijët tuaj, jo tanët. Putin ndjen dobësi, si një kafshë, sepse ai është një kafshë. I vjen era gjak,…”.

Kjo, sipas tij, është arsyeja pse vendet evropiane duhet të lobojnë për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.

Lexo po ashtu Pamje që i keni parë vetëm në filma: Momenti kur ushtari ukrainas i zënë rob nga rusët shpëtohet nga droni

“Shërbimet e inteligjencës të disa vendeve evropiane kanë filluar të eksplorojnë mundësinë e një sulmi në territorin e tyre nga Rusia, dhe nuk ka të bëjë vetëm me ish-republikat sovjetike (shtetet baltike – red.)”, sipas Zelenskyt.

Një deklaratë “pothuajse në të njëjtën linjë” ka ardhur edhe nga ministri polak i Punëve të Jashtme, Radoslaw Sikorski.

Ai ka thënë se Vladimir Putinit duhet t’i përgjigjen në një gjuhë që ai e kupton, me armatim shtesë për Ukrainën.

“Ne duhet t’i përgjigjemi sulmit të fundit ndaj Ukrainës në një gjuhë që Putini e kupton: shtrëngimi i sanksioneve në mënyrë që ai të mos mund të ndërtojë armë të reja me komponentë kontrabandë, dhe t’i japim Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi që do t’i lejojnë të nxjerrë nga puna vendet për lansim raketash dhe qendrat komanduese”, shkroi Sikorski në platformën X. /Telegrafi/

Exit mobile version