Site icon Telegrafi

Putini është nën “presion të madh” dhe Ukraina do të fitojë luftën nëse merr të gjitha armët që kërkon, thotë ish-kreu i ushtrisë britanike

Vladimir Putin është nën “presion të madh” dhe Ukraina do të fitojë luftën nëse merr të gjitha armët që kërkon.

Kështu, siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ka thënë ish-kreu i ushtrisë britanike, Lord Richard Dannatt.

Duke folur Sky News këtë mëngjes, Lord Richard Dannatt tha që Rusia nuk do të kërkojë fitore nëse Perëndimi vazhdon mbështetjen e saj për Kyiv.

Lexo po ashtu Brenda qytetit të Vuhledar - në vijën e frontit të Ukrainës - ku 'gjithçka është bombarduar'

Por Ukraina nuk do të jetë në gjendje të realizojë një kundër-ofensivë të fortë “derisa të marrin të gjitha armët që ata po kërkojnë në betejë, tanke, artileri…”, tha ai.

“Ajo që duhet të bëjmë është të ndihmojmë ukrainasit të fitojnë në fushën e betejës”.

Lord Dannatt vlerëson se presidenti rus gjithashtu ka të ngjarë të jetë “nën presion të madh” pasi ai bëhet më “i izoluar”.

Ai tha se mungesa e mbështetjes së qartë nga vende të tilla si Kina dhe Bjellorusia – udhëheqësit e të cilëve po takohen sot – do të jetë shqetësuese për Vladimir Putinin. /Telegrafi/

Exit mobile version