Katër persona kanë vdekur si rrjedhojë e një sulmi raketor në qendrën e qytetit Kryvyi Rih – njëherësh vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas autoriteteve ukrainase, 43 persona të tjerë kanë pësuar lëndime nga sulmi, transmeton Telegrafi.
Tre persona janë shpëtuar, duke përfshirë një fëmijë.
Gjithsej 230 persona dhe 57 automjete janë mobilizuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, duke përfshirë 85 shpëtimtarë dhe 22 automjete të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave”, thuhet në një deklaratë.
Videot e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë dëmet në shkallë të gjerë të një objekt, apartamenti ishte mbushur me rrënoja dhe flakë dilte nga ndërtesa.
‼️ In #KryvyiRih, #Russian invaders hit a residential building. pic.twitter.com/LRWACXoD5u
— NEXTA (@nexta_tv) July 31, 2023
Një tjetër video, e xhiruar nga banorët e një blloku tjetër tregonte momentin kur raketa ra mbi qytet.
The moment of the rocket’s arrival at a residential building in #KryvyiRih was caught on video. pic.twitter.com/4gGoy2kjsr
— NEXTA (@nexta_tv) July 31, 2023
Njerëzit aty brenda, bërtitën nga paniku. /Telegrafi/