Telegrafi

Putini i befasoi të gjithë oligarkët me pushtimin e Ukrainës, atë ditë iu kishte thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër

Oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi tani thonë se janë mashtruar nga Vladimir Putin duke u shfaqur sikurse e mbështesin pushtimin e tij në Ukrainë.

Shumë nga këshilltarët kryesorë të presidentit rus nuk e dinin shtrirjen e plotë të planeve të tij për të pushtuar Ukrainën derisa ishte duke u zhvilluar, raporton newyorktimes.

“Nëse të gjithë rreth jush ju thonë për 22 vjet se jeni një supergjeni, atëherë do të filloni të besoni se jeni”, tha Oleg Tinkov, një ish-manjat bankar rus që iu kundërvu Putinit këtë vit.

“Biznesmenët, zyrtarët, populli rusë – ata e panë atë si një car. Ai thjesht u çmend”, shtoi ai.

Por ndërsa “operacioni special ushtarak” u zvarrit, disa oligarkë rusë shprehën dyshime dhe zhgënjim, veçanërisht pasi vendet perëndimore i sanksionuan ashpër për aleancën e tyre me Putinin.

Andrei Melnychenko, një miliarder në sektorin e qymyrit dhe plehrave, pati një takim të organizuar me Putinin më 24 shkurt. Ai iu bashkua një numri të manjatëve të tjerë të biznesit, të cilët ishin po aq të befasuar nga pushtimi i Putinit. Kur lideri rusi më në fund hyri në dhomë, ai i tha turmës dhe kamerave pas tyre se nuk kishte zgjidhje tjetër.

Melnichenko tha se pushtimi ishte “irracional” dhe një “tronditje”, por dëmi ishte bërë tashmë. Një tjetër manjat biznesi që ishte në takim, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se të gjithë ishin mbledhur para kamerave në një shfaqje të padashur të mbështetjes për pushtimin e Putinit, edhe nëse nuk ishin dakord me të.

Qëllimi i “mashtrimit” të tij, tha një biznesmen anonim për The Times, ishte “të denigronte konkretisht të gjithë atje” dhe “të sanksiononte të gjithë”. /Telegrafi/