Telegrafi

Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të jenë në gatishmëri të lartë

Presidenti rus Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë që të vihet në gatishmëri forca e parandalimit bërthamor, me pretekstin se kinse po vijnë “deklarata agresive” nga vendet që janë anëtare të NATO-s, shkruan Reuters.

Kjo taktikë e Putinit ka për qëllim krijimin e një situate kaotike, e pas takimit mes tij dhe ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe gjeneralit të ushtrisë Valery Gerasimov, është kumtuar lajmi për gjendje gatishmërie të forcave të parandalimit bërthamor, transmeton Telegrafi.

“Zyrtarë të lartë të vendeve të NATO-s po bëjnë deklarata agresive kundër vendit tonë, për këtë kam urdhëruar ministrin e Mbrojtjes si dhe gjeneralin e forcave ruse që të transferojnë forcat për parandalim bërthamor në gjendje gatishmërie”, tha Putin gjatë takimit.

Kujtojmë që Putin pasi paralajmëruar vendet tjera që të mos interesojnë në invazionin rus në Ukrainë – duke theksuar se mund “të ketë pasoja të papara”. /Telegrafi/