Telegrafi

Putin urdhëron armëpushim 36-orësh gjatë Krishtlindjeve Ortodokse

Presidenti rus, Vladimir Putin ka udhëzuar ministrin rus të Mbrojtjes që të pushojë së sulmuari Ukrainën vetëm gjatë Krishtlindjeve Ortodokse.

Ushtria ruse do të respektojë një armëpushim 36-orësh në Ukrainë nga mesdita e 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit, raporton skynews.

Shumë të krishterë ortodoksë, përfshirë ata që jetojnë në Rusi dhe Ukrainë, festojnë Krishtlindjet në 6 deri në 7 janar.

Një deklaratë zyrtare nga Kremlini e publikuar në aplikacionin Telegram thoshte “Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse që nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, një armëpushim në të gjithë vijën e frontit në Ukrainë”.

“Duke u bazuar në faktin se në zonat e luftës jetojnë një numër i madh qytetarësh ortodoksë, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në Ditën e Lindjes së Krishtit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Rusia nis pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/