Site icon Telegrafi

Putin u bën thirrje pjesëtarëve të Wagnerit të betohen për besnikëri

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të grupit Wagner dhe kontraktorëve të tjerë privatë ushtarakë rusë që të betohen për besnikëri ndaj shtetit rus.

Dekreti zbatohet për këdo që merr pjesë në aktivitete ushtarake në Ukrainë, ndihmon ushtrinë dhe shërben në njësitë e mbrojtjes territoriale, transmeton Telegrafi.

Ai nënshkroi dekretin të premten, derisa do të hyjë menjëherë në fuqi.

Lexo po ashtu Prigozhin gjithashtu “vdiq” në vitin 2019 nga rrëzimi i aeroplanit – dy ditë më vonë u shfaq i gjallë

Dekreti vjen vetëm dy ditë pasi liderët e grupit Wagner u shpallën të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në rajonin Tver të Rusisë.

Lexo po ashtu Çfarë do të ndodhë me grupin Wagner tani?

Vendet perëndimore në anën tjetër thonë se ende nuk ka prova të mjaftueshme për vdekjen e kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin. /Telegrafi/

Exit mobile version