Site icon Telegrafi

Putin thotë se situata në luftën e Ukrainës po ndryshon në mënyrë dramatike – flet edhe për një takim të mundshëm me Trump

Vladimir Putin ka zhvilluar në Moskë konferencën e tij vjetore për shtyp të fundvitit.

Në një ngjarjes që është jashtëzakonisht e gjatë, që shpesh përfshin disa orë, presidenti rus ka thënë se situata në të ashtuquajturin operacion special ushtarak “po ndryshon në mënyrë dramatike”.

“Më duhet të them se situata po ndryshon në mënyrë dramatike… Ka lëvizje përgjatë gjithë vijës së frontit. Çdo ditë”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.

“Luftimi është i vështirë, kështu që është e vështirë dhe e pakuptimtë të merret me mend se çfarë na pret përpara… [por] ne po shkojmë, siç thatë ju, drejt zgjidhjes së detyrave tona kryesore, të cilat i kemi përshkruar në fillim të operacionit special ushtarak”.

I pyetur se kur do ta largonin Ukrainën nga rajoni rus i Kurskut, ai thotë se nuk mund të thoshte, por u zotua se do të “çlirohet”.

Veç kësaj, ai ka folur edhe për një takim të mundshëm me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump.

Kur u pyet në konferencën e tij vjetore për shtyp se çfarë do t’i ofronte Trumpit, Putin tha se nuk e dinte se kur do të takoheshin të dy dhe nuk kishte folur me të për katër vjet.

Kujtojmë se Trump pritet të ndjekë një politikë krejtësisht të ndryshme nga Joe Biden, duke thënë se Putin dhe Volodymyr Zelensky duhet të bëjnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Gjithashtu, siç raportojnë mediat e huaja, Putin ka propozuar “një duel të teknologjisë së lartë” midis raketës së re balistike hipersonike të Rusisë dhe sistemeve të mbrojtjes raketore amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version