Vladimir Putin thotë se dërgimi i mallrave në rajonet e aneksuara ruse të Ukrainës ishte problematike dhe urdhëroi qeverinë që të trajtojë problemin.
Presidenti rus vizitoi të hënën territorin e kontrolluar nga Rusia në rajonet Luhansk dhe Kherson të Ukrainës.
Lideri rus u takua me trupat ushtarake në të dy ndalesat e tij, raporton skynews.
Vendndodhja e selisë ushtarake nuk u zbulua, duke e bërë të pamundur vlerësimin se sa afër ishin ato me vijën e frontit.
Ndërkohë, në një video të publikuar nga Kremlini, presidenti rus – i veshur me një xhaketë të rëndë – ecën duke çaluar pasi del nga një veturë për t’u përshëndetur me shefat ushtarakë.
Ndryshe, Putin është raportuar se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, të cilën gjë e ka mohuar Kremlini. /Telegrafi/