Site icon Telegrafi

Rusët po luftojnë në krah të Ukrainës, reagon për herë të parë Putin

Vladimir Putin ka urdhëruar shërbimet e sigurisë të gjurmojnë qytetarët rusë që luftojnë në ushtrinë e Ukrainës.

Duke folur sot në një takim të bordit të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), udhëheqësi rus tha se ata që luftuan për Ukrainën ishin “tradhtarë” dhe nuk do të kishte “asnjë mëshirë” për ta.

“Kërkoj, siç ka qenë gjithmonë në historinë tonë, që të mos harrojmë se cilët janë, t’i identifikojmë me emra. Do t’i ndëshkojmë pa asnjë parashkrim, kudo që të ndodhen”, tha ai, shkruan skynews.

Lexo po ashtu Ukrainasit sulmojnë me dronë kamikaz bazën ajrore Engels në Rusi

Putin gjithashtu krahasoi rusët që luftonin për Ukrainën me Ushtrinë Çlirimtare Ruse, e cila luftoi së bashku me Gjermaninë naziste kundër Ushtrisë së Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Sa për këta tradhtarë, zotërinjtë e tyre aktualë nuk u kursejnë mëshirë. Ata dërgohen drejt e në betejë si mish për top. Ata marrin atë që meritojnë”, deklaroi 71-vjeçari.

Ndryshe, tri grupe të ndryshme të rusëve po luftojnë kundër Kremlinit dhe tashmë raportohet se kanë marrë nën kontroll një fshat brenda Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version