Vladimir Putin sot ka mbajtur një fjalim më të gjatë se sa ishte parashikuar, ndoshta për shkak të disa vendimeve që të mos mbajë fjalimin e madh tradicional vjetor këtë vit.
Në fakt, mund të jetë e mundur që një pjesë e përmbajtjes së atij fjalimi të jetë inkuadruar në këtë të sotëm.
Midis tyre, ai ka thënë gjithashtu se humbjet në fushën e betejës në Ukrainë ishin “një tragjedi e zakonshme” gjersa vazhdon ta sheh popullin ukrainas si një “komb vëllazëror” – pavarësisht asaj që ai e quan “operacioni ushtarak special i Moskës”.
Putin tha se armiqtë e Rusisë donin ta shihnin vendin të shpërbëhej dhe përsëriti një pohim se Rusia u detyrua të niste aksionin ushtarak në Ukrainë për shkak të atyre që ai i quajti “provokime” perëndimore, një ide që Kievi dhe Perëndimi e hedhin si të rreme, raporton skynews.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu ka thënë se ushtria e vendit duhet të zgjerohet pasi ai pranoi “vështirësi” gjatë mobilizimit të pjesshëm të Moskës.
Shoigu tha se ushtria e vendit duhet të zgjerohet nga 1 milion personel aktual në 1.5 milion. Ai tha se numri duhet të përfshijë 695 mijë ushtarë vullnetarë me kontratë. /Telegrafi/