Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret ku thërret 130 mijë qytetarë për shërbimin ushtarak këtë vjeshtë.
Në Rusi, të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 27 vjeç duhet të shërbejnë një vit në ushtri ose t’i nënshtrohen trajnimit ekuivalent gjatë arsimit të lartë, transmeton Telegrafi.
Putin, i cili nënshkroi një urdhër në muajin mars duke thirrur 147 mijë njerëz për fushatën e pranverës, tha këtë muaj se po përgatitej për një luftë të gjatë në Ukrainë.
Në korrik, parlamenti i Rusisë rriti moshën maksimale të rekrutimit në 30 nga 27, duke filluar nga 1 janari 2024.
Rusia kishte planifikuar të rriste ndjeshëm personelin e saj ushtarak, por ky qëllim është komplikuar nga numri i viktimave të pazbuluara në konfliktin ukrainas.
Ukraina mbetet e vendosur të zmbrapsë të gjithë ushtarët rusë nga territori i saj, me mbështetjen e Perëndimit. /Telegrafi/