Site icon Telegrafi

Putin takon për herë të parë gazetarët e huaj që nga pushtimi i Ukrainës – tekste kritike shfaqen në ekranin pas udhëheqësit rus

Mediat kontrollohen fort nga Kremlini dhe në veçanti prodhimit televiziv të zakonshëm i ndalohet ta shfaq programe negative për Vladimir Putinin.

Megjithatë, në një zhvillim që mund të konsiderohet befasues – dhe potencialisht domethënës – transmetimi i sotëm i drejtpërdrejtë i konferencës për shtyp ka krijuar mundësi që në mënyrë implicite kritike ndaj Vladimir Putinit dhe pushtimit të Ukrainës.

Një pyetje e dërguar – dhe e shfaqur në ekran – thoshte, me sa duket në lidhje me njoftimin se ai do të rikandidonte në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, “Mos kandidoni për një mandat tjetër – lërini të rinjtë të provojnë”.

Një tjetër tha, “kur do të jetë më e mirë jeta e njerëzve të zakonshëm jo me fjalë, por me vepra?”, raporton skynews.

Të tjerë iu referuan drejtpërdrejt efekteve të luftës, duke thënë se “një paqe e keqe është më e mirë se një grindje e mirë. Ne duhet të lëvizim në këtë drejtim”.

Një pyetje tjetër ishte “pse kryesisht vullnetarët civilë sigurojnë ushtarët në operacionet speciale ushtarake? A nuk është në gjendje Ministria e Mbrojtjes ta bëjë këtë?”

Disa pyetje pasqyronin një dëshirë për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën, të cilën Kremlini e ka cilësuar si një “operacion special ushtarak”.

“Kur do të përfundojë operacioni special ushtarak”, thoshte njëra pyetje, ndërsa një tjetër thjesht thoshte, “E kuptoj që nuk ekzistojnë mrekullitë, por e dua një të tillë”.

Në mënyrë të parashikueshme, ndërmjetësit në studio kanë zgjedhur të shmangin përzgjedhjen e pyetjeve të tilla negative për Putinin.

Ndryshe, kjo ishte hera e parë që udhëheqësi rus ka pranuar media të huaja në Kremlin dhe të marr pyetje të drejtpërdrejta nga gazetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version