Site icon Telegrafi

Putin shkarkon kreun e inteligjencës ruse, dështoi në pushtimin e Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar kreun e Shërbimit Sekret rus – FSB, e zëvendësi i tij është në arrest shtëpiak nën akuzën se kanë dështuar në pushtimin e Ukrainës.

Andrey Soldatov, një autor i respektuar për librat e shumtë të Shërbimit Sekret rus, tha se burime brenda FSB-së i kanë thënë se Sergey Beseda, 68-vjeç, kreu i agjencisë së zbulimit është shkarkuar nga Putin dhe është urdhëruar arrestimi i tij, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është arrestuar Anatoly Bolyukh, zëvendësi i Besedas, ka bërë të ditur Soldatyor, i cili theksoi se Putin është i pakënaqur me agjencinë e inteligjencës.

Lexo po ashtu Habit piloti rus: Të dashur pasagjerë, po ju flet kapiteni juaj – konsideroj që lufta në Ukrainë është krim

Putin ka akuzuar agjencinë për dështimin në pushtimin e Ukrainës, dhe nuk ka besuar që do të hasë në rezistencë të fuqishme nga ushtria ukrainase.

E një prej arsyeve ishte edhe dështimi i inteligjencës ruse që të infiltrohet në Ukrainë, dhe të sigurojë informacione për pozicionet e ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/

 

Exit mobile version