Vladimir Putin ka bërë një tjetër vizitë të papritur në Ukrainë – mes pretendimeve të reja se ai po përdor një trup të dyfishtë.
Në një video të publikuar nga Kremlini, presidenti rus – i veshur me një xhaketë të rëndë – ecën duke çaluar pasi del nga një veturë për t’u përshëndetur me shefat ushtarakë.
Sipas videos, 70-vjeçari vizitoi Khersonin, një nga katër rajonet e aneksuara ilegalisht vitin e kaluar dhe Luhanskun, i cili u shpall pjesë e Rusisë në vitin 2014.
Kremlini nuk tha se kur u zhvilluan vizitat e supozuara spontane, raporton metro.co.uk.
Nëse janë të vërteta, kjo është vizita e parë liderit rus në rajone që kur i aneksoi ato pjesë të Rusisë.
Udhëtimi shënoi vizitën e dytë të supozuar në zonat e pushtuara nga Rusia.
Thuhet se ai kishte vizituar qytetin port të Mariupolit, i cili u pushtua nga trupat ruse në muajin maj pas dy muajsh luftime të ashpra.
Ndryshe, Putin është raportuar se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, të cilën gjë e ka mohuar Kremlini. /Telegrafi/