Site icon Telegrafi

Putin sërish bën lëvizje të pakontrolluara të gjymtyrëve të trupit gjatë paraqitjes publike

Një paraqitje tjetër publike e presidentit rus Vladimir Putin, ka rritur akoma më shumë dyshimet se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

Gjatë një takimi me të rinjtë dhe ambientalistët, 69-vjeçari vazhdoi me avazin e vjetër – atë të lëvizjes së pakontrolluar të këmbëve, transmeton Telegrafi.

Gjatë bisedës me të rinjtë në Kamchatka, Putin vazhdimisht është parë duke lëvizur këmbët, e në veçanti thembrat.

Lexo po ashtu Pensionisti ukrainas arrin që me pushkë automatike, ta rrezojë aeroplanin luftarak rus Su-36 që kushton 90 milionë dollarë

Dyshimet për gjendjen e rëndë shëndetësore të Putinit lindën kohë më parë – madje është thënë se ai vuan nga kanceri apo parkinsoni.

E ato vetëm sa po rriten në veçanti nga pushtimi rus në Ukrainë, ku gjatë paraqitjeve publike bën lëvizje të pakontrolluara.

Së fundmi ishte parë duke gërryer me thonj tavolinën, derisa gjenerali i ushtrisë ruse po i raportonte për situatën në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version