Site icon Telegrafi

Putin: Rusia u detyrua të sulmojë objektet energjetike të Ukrainës

Rusia ishte e detyruar të nisë sulme në objektet energjetike të Ukrainës në përgjigje të sulmeve të Kievit ndaj objektivave ruse, thuhet se ka thënë Vladimir Putin.

“Fatkeqësisht, kohët e fundit ne ishim dëshmitarë të një sërë sulmesh në infrastrukturën tonë energjetike dhe ishim të detyruar të përgjigjeshim”, agjencitë ruse cituan Putinin, i cili u takua me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, shkruan skynews.

Udhëheqësi rus thuhet gjithashtu se sulmet ishin pjesë e qëllimit të Rusisë për të “çmilitarizuar” ukrainasit pasi ato prekin industrinë ushtarake të Kievit.

Rusia, tha ai, ishte përmbajtur nga kryerja e sulmeve të tilla në dimër “për arsye humanitare”.

Ndryshe, Rusia nisi një sulm të madh ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë sot dhe la 200 mijë njerëz pa energji elektrike.

Operatori kombëtar i rrjetit të Ukrainës, Ukrenergo njoftoi se janë dëmtuar nënstacionet e energjisë dhe objektet gjeneruese në pesë rajone. /Telegrafi/

Exit mobile version