Site icon Telegrafi

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Rusia ka lansuar një sulm me raketë balistike me rreze të mesme ndaj një objekti ushtarak ukrainas sot, ka thënë Vladimir Putin.

Kreu i Rusisë tha se ky sulm ishte në përgjigje të sulmeve të fundit ukrainase me armë perëndimore me rreze të gjatë.

Ai gjithashtu shtoi se sulmet ndaj Rusisë me armë perëndimore nuk do të ndryshojnë rezultatin e “operacionit special” të Rusisë.

Putin tha se Moska do të “përgjigjet në mënyrë simetrike” ndaj çdo “eskalimi”, shkruan skynews.

Ai shtoi se Rusia do të paralajmëronte civilët nëse do të përdorte një armë hipersonike kundër Ukrainës.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version