Site icon Telegrafi

Putin: Rusia nuk është në gjendje të ndalë luftën në Ukrainë

Rusia nuk do të shpallë armëpushimin në Ukrainë derisa Kievi të ndërmarrë hapa që janë “të pakthyeshëm” dhe të pranueshëm për Moskën, tha Vladimir Putin.

Presidenti rus gjithashtu deklaroi se ishte e kotë që Rusia të përpiqej t’i drejtohej parlamentit ukrainas kur ishte fjala për idetë e Moskës për t’i dhënë fund konfliktit midis dy vendeve, raporton skynews.

Ai tha muajin e kaluar se Rusia do t’i jepte fund luftës në Ukrainë vetëm nëse Kievi pranonte të hiqte dorë prej anëtarësimit në NATO dhe të dorëzonte tërësinë katër provincat e pushtuara tashmë nga Moska, kërkesa që me shpejtësi i refuzoj Kievi.

Lexo po ashtu ISW: Ukraina po formon brigada të reja, por po përballet me vështirësi për t'i armatosur

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenky disa herë e ka cekur se nuk është opsion dorëzimi para trupave të Putinit.

Lideri ukrainas ka pohuar se paqja do të arrihet vetëm nëse largohen tërësisht trupat ruse prej territoret të okupuara.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version