Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar sot se Moska do të sulmojë objektiva të reja, nëse Shtetet e Bashkuara furnizojnë Ukrainën me sistem raketor me rreze të gjatë veprimie, shkruan CNN.
“Dërgimi i armëve të reja në Kiev, vetëm se do të nxitë një konflikt më të gjatë”, tha Putin gjatë një interviste dhënë për televizionin Rossiya-1, transmeton Telegrafi.
“Nëse ata furnizohen ne do të vijmë deri te përfundimet tona për përdorimin e armëve kundër objektivave që akoma nuk ishin cak”, shtoi presidenti rus.
Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se do të furnizojnë Ukrainën me sistemin e avancuar raketor MLRS që të mbrohet nga agresioni rus. /Telegrafi/