Presidenti i Afrikës së Jugut ka konfirmuar se presidenti rus Putin nuk do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar të paraparë për muajin e ardhshëm.
Takimi i vendeve të BRICS – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – do të mbahet në Johannesburg në fund të muajit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Por me një urdhër arresti të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Putinin me akuzën e dëbimit të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, Afrika e Jugut u përball me një dilemë.
Si një anëtare e GJNP-së, Afrikës së Jugut në teori do t’i kërkohet ta arrestojë atë nëse ai shkel në vend.
Afrika e Jugut konfirmoi muajin e kaluar se do të vazhdojë të jetë nikoqir i samitit, pavarësisht spekulimeve se mund të zhvendoset në Kinë, në mënyrë që Putin të mund të marrë pjesë në një vend që nuk është i detyruar ta arrestojë atë.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu do të marrë pjesë në emër të Rusisë. Të gjithë krerët e tjerë të shteteve janë ftuar të marrin pjesë. /Telegrafi/