Site icon Telegrafi

Putin: Nuk mund të ketë fitues në luftë bërthamore

Gjatë një kumtese të lëshuar për mediat gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm nga Kremlini, presidenti rus Vladimir Putini ka deklaruar se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se një luftë e tillë kurrë nuk do të duhej të fillonte.

“Nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe për këtë një luftë e tillë kurrë nuk do të duhej të fillonte, dhe ne jemi për barazi dhe siguri individuale për të gjithë anëtarët e komunitetit botëror”, thuhet ndër tjera, transmeton Telegrafi.

Këto komente vijnë në kohën kur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se botën sot se “njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje e gabuar larg asgjësimit bërthamor”.

Lexo po ashtu Këshilltari i Putinit, i cili dha dorëheqje për shkak të luftës në Ukrainë, ka përfunduar në një spital evropian

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres dha një paralajmërim të tmerrshëm sa i përket takimit të nivelit të lartë për të rishikuar traktatin historik 50-vjeçar, që synon parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Ai theksoi se lufta në Ukrainë dhe kërcënimi i armëve bërthamore në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Azi, i bëjnë dy rajone të “shkojnë drejt katastrofës”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version